BETOKONTAKT - Knauf, Beton Kontakt Kofe 20kg- Urë lidhëse për suvatë e gipsit mbi beton
BETOKONTAKT
Urë lidhëse për suvatë e gipsit mbi beton
BETOKONTAKT
Betokontakt është një dispersion rezin sintetike e përzier me rërë të pastër kuarci me përmbajtje të lartë alkaline. Përdoret në ambjente të brendshme mbi sipërfaqe jo thithëse si urë lidhëse e dy materialeve të ndryshme.
Para përdorimit të suvave të gipsit dhe gëlqere-gipsit si dhe para përdorimit të suvasë së thatë është e domosdoshme paratrajtimi i sipërfaqes me Betokontakt. Përdorimi i Betokontakt është veçanërisht i domosdoshme tek sipërfaqet e lëmuara të betonit ose soletat e tavaneve me beton si dhe te elementet e parafrabikuara me beton.
DETAJE
Karakteristikat
• Për brenda
• E parapërgatitur
• Krijon sipërfaqe të ashpra
• I pigmentuar në ngjyrë rozë
• Përpunimi me dorë ose makineri
• Për sipërfaqe minerale (veçanërisht beton)
Fusha e përdorimit
Përdorimi në ambjente të brendshme mbi beton të derdhur dhe sipërfaqet e elementeve të parafabrikuara prej betoni, soletat e tavanit me beton, mbi EPS dhe XPS, sipërfaqe të tjera me dentësi të lartë dhe jo thithëse.
Betokontakt vendoset para aplikimit të shtresave si më poshtë:
• Suva me bazë gipsi me makineri (p.sh. MP 75 L , MP 75 G/F, MP 75 Diamant)
• Suva me bazë gipsi me dorë (p. sh. Rotband)
• Ngjitësit për suvanë e thatë (p. sh. Perlfix)
• Suva me shtresë të hollë (p. sh. Multi-Finish).
Përpunimi
Përmbajtja e kovës përzihet mirë para përdormit. Betokontakt vendoset e pa holluar në të gjithë sipërfaqen, njëtrajtësisht me anë të një rruli me dorë ose me makineri, me një pompë të përshtatshme PFT p.sh. SWING, duke e spërkatur mbi sipërfaqe e më pas shtrihet me rrul. Vetëm në rast të aplikimit me makineri, përzierja me pak uje (maksimalisht 1 l në 20 kg Betokontakt) në mënyrë që të arrihet konsistenca për tu spërkatur. Veglat e punës pastrohen me ujë. Papastërtitë si rezultat i përdorimit të Betokontakt (koka e spërkatësi etj.) duhet të pastrohen mundësisht menjëherë pas punës kur materiali është akoma i freskët. Materiali i thatë mund të pastrohet me anë të një lecke të lagur. Të vazhdohet me punët vijuese vetëm pasi Betokontakt është thatë komplet dhe nuk ngjit (minimalisht 12 orë për temperaturë 20 °C dhe 65% lagështi relative ajri). Në rast temperature të ulta dhe lagështi më të lartë, koha e tharjes mund të jetë më e gjatë.
hobiplaza.com siguron materiale profesionale cilësore për projektet tuaja. Qofshi ju profesionist apo edhe persona që dëshironi të realizoni projekte tuaja të vogla, tek ne gjeni një partner vertetë të besueshëm, të furnizuar mire dhe me mundësi të perzgjedhjes së materialeve, veglave, paisjeve të ndryshme në gamë të gjerë. Dërgesat bëhen në kohë optimale. Me Postë Express apo dërgesa direkte nga kompania jonë.
Shitësi rezervon të drejtën të bëjë në çdo kohë, pa paralajmërim, ndryshime të produkteve, paketimit, kushteve dhe çmimeve sipas ndryshimeve në kushtet dhe kostot e tregut (prodhimi, transporti, etj.) ose për çdo shkak tjetër. Për më tepër, nuk garanton besnikërinë absolute të ngjyrave dhe estetikës së riprodhuar në katalog dhe në faqe me ato reale. Të gjitha të dhënat e ofruara dhe të ilustruara janë indikative dhe Kompania menaxhuese me hobiplaza.com rezervon të drejtën të bëjë çdo ndryshim që e gjykon të përshtatshme në çdo kohë, edhe si pasojë e nevojave të saj të biznesit dhe proceseve të tregtimit dhe transportit.